Jam thellësisht i tronditur dhe i lënduar nga lajmet që dolën në media për prindin tim. Nuk gjej fjalën e duhur për ta përshkruar këtë moment! Kështu e nis statusin e tij nl Facebook, Fari Hiseni, zëdhënësi i koalicionit VLEN, pas padisë që Prokuroria e Shkupit inicioi kundër babait të tij, Daim Hiseni.

Fahriu ka njoftuar se do ta pushojë aktivitetin politik, pasi siç ka shkruar, “nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme”.

Ndryshe, Daim Hiseni është mbajtur në stacion të policisë pasi një prind i një 16-vjeçari e akuzoi për sulm seksual ndaj të birit, rreth orës 5 të mëngjesit në një park të Shkupit.

Deri në fillimin e gjykimit, gjykatësi ndaj Hisenit ka shqiptuar masën e kujdesit ndërsa është paditur për “sulm seksual dje përdhunim”, në bazë të nenit 186 të Ligjit për vepër penale.