Zeqirija Ibrahimi reagon ndaj strategjisë së BDI-së: Tallje me qytetarët

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar ndaj informacionit të fundit që BDI ka nisur strategjinë për luftimin e korrupsionit, transmeton TV21.

Ibrahimi këtë e sheh si tallje.

“E pabesueshme, por e vërtetë.
Nëse nuk do ishte humor, është tallje me qytetarët:
Ramiz Merko, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi qenkan organizuar për ta luftuar korrupsionin.
Së shpejti u bashkohet edhe Artan Nongrata Grubi dhe Komandant Soravia.
Presin mirënjohje nga “Transparency International!”.”, shkroi Ibrahimi.