VMRO-DPMNE ka zyrtarizuar kandidaturën e Stojanço Radiçevskin për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski, përcjell TV21.
“Në një mbledhje të rregullt të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, njëzëri u votua Stojanço Radiçevski si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale. Ai është kryetar aktual i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” dhe është magjistër i së drejtës civile”, bëjnë të ditur nga VMRO-DPMNE.
