
Dy pjesëtarë të Ushtrisë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në kazermën e Tetovës sot rreth orës 14:00, sipas informacioneve fillestare nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Tetovës.
“Shtatë zjarrfikës, dy kamionë të zjarrfikësit dhe një automjet për ndërhyrje speciale ndërhynë, pas së cilës zjarri u lokalizua për gjysmë ore. Dy të plagosurit u përpoqën të ndërhynin, pas së cilës u dërguan në spitalin e Tetovës”, informoi Avni Ameti, komandant i NjTKZ Tetovë.
