Më 06.08.2026 në ora 15:30 në Stacionin Policor Tearcë, Z.Q. (37) nga fshati Nerasht ka raportuar se ka shpërthyer zjarr në oborrin e shtëpisë së tij, me ç’rast është përfshirë bari i thatë dhe një pjesë e shtëpisë.

Nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri është lokalizuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Këqyrjen e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.