Gazetare: Era Gjakova
Në Shqipëri eurodeputetët realizuan takim me ministrin e Ekologjisë Sofjan Jaupaj në lidhje me projektin në Zvërnec por edhe progresin e Shqipërisë në fushën e mjedisit. Jaupaj ka informuar se dikasteri i tij e ndjek çështjen e Zvërnecit me kujdes maksimal dhe sipas tij, çdo projekt do t’i nënshtrohet vlerësimit të Ndikimit në Mjedis si dhe do të ndërmerret çdo hap për mbrojtjen e biodiversitetit.
“Siç është theksuar edhe nga Kryeministri, çdo projekt i mundshëm do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis , të gjitha procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi plotësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit dhe të vlerave natyrore si prioritet të panegociueshëm”, deklaroi Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit.
Nga ana tjetër pesë eurodeputetët Tineke Strik, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg morën pjesë ditë më parë në protestën e qytetarëve.
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur pjesëmarrjen e të rinjve në protesta duke vlerësuar se Gjenerata Z ka zgjedhur të përballet me të keqen e madhe të shqiptarëve.
“Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z. Kjo lëvizje është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën, në qoftë se dhjetëra mijëra intelektualë zgjedhin indiferencën, këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me të keqen më të madhe që shqiptarët mund të kenë pasur në histori, me Edi Ramën”, tha Sali Berisha, Kryetar i PD-së.
• Gjenerata Z është mrekullia e Shqipërisë
• Edi Rama, e keqja më e madhe e shqiptarëve
Ndërsa sot protestuesi janë zhvendosur pra Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku kanë dorëzuar librin “Albanian Files” në të cilin gjenden rreth 570 projekte të miratuara nga qeveria shqiptare./Alsat.mk.
The post Zvërneci / Eurodeputetët takim me ministrin appeared first on Alsat.
