Nga Liridona Beqiri*

Ka kohe që shqiptarët e kësaj ane kanë ngritur tempullin e vetvetes dhe ultra të gëzueshëm, pasionant dhe emocional, pa devotshmëri ushqejnë një dashuri të re mes vete, një dashuri jo të detyrueshme, jo sic është ajo e shqiptarit për shqiptarin, e pakushtëzuar!

Nga ky perceptim masiv, politika gjithmonë ka qenë e vështirë për njerëzit idealist, ata që dashurinë për përkatësinë e kanë arsye të shendoshë para kompleksit.

Ne, këto shqiptrarë që i dham botës humanisten më të madhe, sot kemi humbur shqisat dhe receptorët, vyrtytet dhe gjithcka tjetër që na bën shqiptarë.

Fitoren nëse e marrin ata që s’kanë tagër, rrezikojnë t’a zhbëjnë atë, e bashkë me këtë lloj fitore po zhbëhet dhe korumi etniko-politik ku po mëkëmbet dinjiteti dhe po përçudnohen karaktere.

Si dëshmitarë më të mirë të historisë, kam frikë se po krijojmë një histori tjetër, atë të qenit militant të arenës pseudo-nacionaliste ku njëri shqiptar pi helmin e pret të vdes shqiptari tjetër!

Kjo liri e shqiptarëve shtetformues-shtetshkatrrues, nuk na ka fisnikëruar, përkundrazi, na ka bëre rob të vetvetes e përderisa jemi vetë të robëruar nuk mund të luftojmë të tjerët. Ky shtet me ndihmën e shqiptarëve po kthen luksin e nëpërkëmbjes dhe poshtërimin e shqiptarëve, sepse shqiptrët jan bërë armiq të vetvetes, jemi shëndrruar në shtatëshkurt që nuk i japim dot gjatësi kombësisë dhe etnitetit tonë. Shqiptarët sot po kanosen nga mohimi i vetvetes. Të përgjumur apo sumbul përball armikut ‘aleat’, të bastarduar kthehemi kundër ardhmërisë tonë vetëm e vetëm se na pëlqen pushteti, përkedheljet që ofron qeverisja e cila ngadale e shtruar po na shëndron në snob.

Dashuria e re mes shqiptarëve dhemb shumë sepse ushqehet me mish shqiptari nga brekëgrisurit që bëjnë nacionalizëm individual e jo kolkektiv. Nuk dua të moralizoj, por vetëm të shpreh shqetësimin e kësaj urie patologjike të shqiptarit për pushtet dhe them se mot i ligë ka marrë për shqiptarët e vendit tim, në vendin tim po zhvlerësohet shqiptari duke u gërvishtur nga shqiptari.

Marrëdhënia e dashurisë mes shqiptrëve të Maqedonisë së Veriut ështe e vagullt, e ndërlikuar dhe politikisht kanibale por gjithmonë kokëvarur para pasqyrës. Padronët e politikbërjes shqiptare, përball “eurokracisë” kanë harruar historinë e bashkëndarë ndër vite.

Epokë sfidante për shqiptarët e pasluftës, ku mishi i një shqiptari dhemb e i tjetrit është i përkëdhelur nga komoditetet, e në këtë nënqiell të kësaj “dashuirie”, asnjë flamur, sado gjigant të jetë nuk mund të mbulojë diferencën mes tyre!

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut