Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka emocionuar ndjekësit e saj duke publikuar fotografi të rralla nga arkivi familjar, të realizuara në ditën e martesës së prindërve të saj, Flamur dhe Bukurije Rexha.
Artistja e njohur për hitin “In The Name Of Love” i ndau fotografitë në platformën X, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “Dasma e prindërve të mi shqiptarë”.
Postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave dhe mblodhi mijëra pëlqime e komente. Shumë ndjekës ndërkombëtarë u habitën nga shprehja serioze e nënës së këngëtares në ditën e martesës.
The post Bebe Rexha publikon fotografi të rralla nga dasma shqiptare e prindërve/Pamje appeared first on Veriu.info.
