Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Era Istrefi dhe Ledri Vula, kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Veq ti”.

Kënga është publikuar së bashku me videoklipin në YouTube dhe ka zgjuar menjëherë interesimin e fansave.

Brenda pak minutash nga publikimi, projekti ka nisur të grumbullojë mijëra shikime, ndërsa pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere.

Për muzikën janë kujdesur Era Istrefi, Ledri Vula dhe Claydee, ndërsa teksti është shkruar nga Era Istrefi dhe Ledri Vula.

 

Mix dhe master është realizuar nga Paris Kalpos, ndërsa për videoklipin është përkujdesur Basement.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën:

The post Era Istrefi dhe Ledri Vula “ndezin” verën, publikojnë hitin e ri “Veq ti” appeared first on Veriu.info.