Këngëtarja e njohur, Kida, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Zemren”, një këngë që për artisten ka një domethënie të veçantë emocionale.

Projekti i ri është një dedikim i sinqertë dashurie për partnerin e saj, Ajbin.

Për herë të parë, Kida e interpretoi këngën gjatë dasmës së tyre, e cila u organizua javën e kaluar në Romë. Ceremonia në kryeqytetin italian u shndërrua në skenën ku artistja i bëri bashkëshortit të saj këtë surprizë të veçantë, duke e shoqëruar ditën e tyre më të rëndësishme me një dedikim personal.

Edhe videoklipi i “Zemren” ka një përmbajtje tejet personale, pasi është realizuar tërësisht me pamje të shkëputura nga dita e dasmës së çiftit.

Përmes videoklipit, ndjekësit e Kidës kanë mundësinë të shohin edhe sekuenca që nuk ishin parë më herët, përfshirë momentet më emocionale të çiftit, si dhe atmosferën e veçantë që e shoqëroi kurorëzimin e dashurisë së tyre.

Projekti tashmë është publikuar në kanalin e Kidës në YouTube, ndërsa të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë.

 

The post Kida i dedikon “Zemrën” Ajbin, kënga u publikua me pamje të dasmës së tyre në Romë appeared first on Veriu.info.