Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka deklaruar se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexha përmes një Instastory, ku ka shkruar: “Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, përfshirë rrethanat e sulmit, identitetin e personave që e kanë sulmuar apo nëse ka pësuar lëndime.

Deri tani, nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me incidentin.

The post Labinot Rexha thotë se u sulmua nga tre persona në Rahovec appeared first on Veriu.info.