Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku, i arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.Top Channel, bënë të ditur seprokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin.
Të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen e dhunshme ndaj Kuçit.Marku dyshohet për disa vepra penale, ndërsa Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka qenë personi që drejtonte automjetin tip “Land Rover” të përdorur gjatë ngjarjes.
Ndaj Jozefin Markut rëndon akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, ndërsa 4 akuzat e tjera janë në verifikim e sipër.Ndërsa ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, rëndon edhe akuza për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.
Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarjen e dhunimit.Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Marku dhe Nikolli dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar Eduard Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer Jozefin Markun në rrjetet sociale.
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Sipas procedurës, seanca pritet të zhvillohet brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, Eduard Kuçi është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
The post Rasti ndaj Edit, Prokuroria e Tiranës kërkon paraburgim për Jozin appeared first on Veriu.info.
