Show

Loredana mahnitet nga Barcelona, momenti i ëmbël i Karimit me Hanën merr gjithë vëmendjen

Insajderi

11 September 2026 – 08:58
  
Klikoni Këtu për t’u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga qëndrimi në Barcelonë, ku po shijon ditët së bashku me partnerin e saj, Karim Adeyemi.

Qëndrimi i tyre në qytetin katalanas lidhet edhe me kapitullin e ri në karrierën e futbollistit, i cili tashmë është pjesë e FC Barcelonës.

Mes fotografive të publikuara, vëmendjen më të madhe e ka marrë një imazh ku Adeyemi shihet duke mbajtur në krahë vajzën e Loredanës, Hanën.

Vogëlushja është e veshur me fanellën e Barcelonës dhe mban në duar maskotën zyrtare të klubit, ndërsa së bashku pozojnë pranë logos së madhe të gjigantit katalanas.

Momenti familjar ka tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit e këngëtares në rrjetet sociale.

“Barcelonë, të dua shumë”, ka shkruar Loredana krahas fotografive të publikuara.

Postimi vjen në një periudhë të re për çiftin, ndërsa Adeyemi po nis aventurën e tij me Barcelonën dhe Loredana duket se po e shijon maksimalisht jetën në qytetin spanjoll.

The post Loredana mahnitet nga Barcelona, momenti i ëmbël i Karimit me Hanën merr gjithë vëmendjen appeared first on Veriu.info.