Vera Ora, nëna e Rita Ores, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku ka folur për mënyrën se si, sipas saj, vajzat duhet t’i qasen njohjeve dhe takimeve.

Në videon e realizuar në veturë, Ora u drejtohet vajzave duke u thënë se nuk duhet ta konsiderojnë një kafe si të mjaftueshme kur dikush dëshiron t’u afrohet për një njohje apo një muhabet më specifik., shkruan Indeksonline.

Ajo thekson se koha e tyre është e vlefshme dhe se standardet duhet ta reflektojnë këtë, duke sugjeruar si alternativë një darkë të mirë dhe një gotë verë.

“Jo një kafe, po një darkë të mirë me një gotë vere”, shprehet ajo, teksa shton se më pas vajza e ka vetë në dorë nëse dëshiron ta vazhdojë njohjen.

Më poshtë keni videon e plotë:

 

The post “Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë” appeared first on Veriu.info.