Mozzik ka emocionuar ndjekësit me një storjen të publikuar në Instagram, ku shfaqet përkrah partneres së tij, Lotinës, e cila njoftoi se është shtatzënë.

Çifti duket i lumtur teksa pozon së bashku, ndërsa vëmendjen e merr mbishkrimi i këngëtarit, shkruan IndeksOnline.

Në storje, Mozzik ka ndarë një citim nga Kurani, duke shprehur entuziazmin e tij për pritjen e ëmbël.

“O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, ti je Dëgjues i lutjes” ka shkruar Mozzik, duke thënë se mezi pret të takojë djalin e tij.

Mozzik dhe Lotina janë prej kohësh në lidhje, teksa jo rrallë here kanë shprehur publikisht sesa mirënjohës janë për njëri-tjetrin.

The post Mozzik, pas lajmit se po bëhet baba: O Zoti im, më dhuro pasardhës të mirë appeared first on Veriu.info.