Juliana po shijon një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj, ndërsa së fundmi ka ndarë me ndjekësit edhe një moment tipik të shtatzënisë: nepsin gjatë orëve të vona të natës.
Përmes një videoje të publikuar në “Instastory”, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” u shfaq në kuzhinën e saj, e veshur me robdishamber dhe në një atmosferë krejtësisht të natyrshme.
Ajo zbuloi se fiksimi i saj i fundit janë trangujt turshi, të cilët tashmë janë shndërruar në një ritual pothuajse të përnatshëm.
“Problemi im çdo mbrëmje, që po i ha. Definitivisht u kënaqa”, u shpreh Juliana me humor, teksa shijonte turshitë para kamerës.
Më pas, ajo tregoi edhe historinë pas kavanozit. Julianës i kishin pëlqyer shumë trangujt turshi që kishte provuar te një shoqe, ndërsa nëna e saj kishte vendosur t’i përgatiste dhe t’i dhuronte një kavanoz të veçantë për t’ia plotësuar nepsin e shtatzënisë.
Juliana pritet të bëhet nënë për herë të parë dhe është në pritje të binjakëve. Shtatzënia erdhi përmes metodës IVF, një përvojë që ajo ka zgjedhur ta ndajë hapur me publikun, duke synuar të japë kurajë dhe mbështetje për gratë e tjera që kalojnë një rrugëtim të ngjashëm.
The post Nepsi i natës së vonë, Juliana zbulon ushqimin që po e shijon çdo mbrëmje appeared first on Veriu.info.
