Spektakli i shumëpritur live i gjysmëfinales së Big Brother VIP Kosova sapo ka nisur!

Sot, gjysmëfinalistët do të përballen me emocionet dhe sfidat më të mëdha deri më tani, teksa publiku pret me padurim të zbulojë se kush do të sigurojë vendin drejt natës finale.

Situata të tensionuara, surpriza emocionuese dhe debate të forta priten në këtë mbrëmje magjike, ku protagonistët e këtij edicioni do të vazhdojnë të japin gjithçka për të fituar zemrat e publikut dhe për të bërë hapin e fundit drejt çmimit të madh, transmeton klankosova.tv.

Gjysmëfinalja pritet të sjellë jo vetëm përballje mes banorëve, por edhe surpriza speciale për banorët dhe jo vetëm, sonte do të ndahet edhe shpërblimi kryesor i ‘Giveaway’, vetura luksoze ‘Range Rover’.

Ndërkaq një rrëfim i jashtëzakonshëm na pret nga finalisti tashmë i shpallur, Driloni, njofton klankosova.tv.

Mos humbisni asnjë moment të kësaj mbrëmjeje të jashtëzakonshme të udhëhequr nga dy moderatorët fantastik, Alaudin Hamiti dhe Jonida Maliqi, ndërkaq si zakonisht në rolin e opinionnistëve janë, Milaim Zeka dhe Olta Gixharri.

Mos harroni,  çdo votë dhe çdo vendim mund të jetë vendimtar për fatin e lojtarëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, BBVK.