Gazetari i njohur Arbër Zeka i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, atleten e njohur nga Kosova, Gresa Bakraqi.

Çifti ka ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale përmes disa fotografive romantike ku shihen duke festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Propozimi i veçantë ka ndodhur gjatë një udhëtimi të tyre në Portofino të Italisë, pikërisht në ditën e ditëlindjes së Gresës.

Përmbi fotove ku tregon unazën e fejesës dhe momentet pranë bregdetit italian, atletia ka shkruar:

 

“Këtë vit, nuk jam vetëm vajza e ditëlindjes… jam edhe e fejuara e tij”.

Kujtojmë se Arbër Zeka u bë mjaft i njohur për publikun e gjerë pasi u shpall fitues i edicionit të pestë të reality show-t “Big Brother Albania”, e më pas vazhdoi karrierën e tij me sukses në fushën e gazetarisë dhe medias.

Ndërkaq, partnerja e tij Gresa Bakraçi është një nga emrat më të spikatur të atletikës kosovare, mbajtëse e disa rekordeve kombëtare dhe përfaqësuese e Kosovës në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

 

The post Propozim i veçantë, atletja pejane fejohet me gazetarin e njohur appeared first on Veriu.info.