Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 11 zjarre në zona të hapura. Prej tyre, një zjarr vazhdon të jetë aktiv, ndërsa 10 të tjerët janë lokalizuar dhe shuar.

Zjarri aktiv është evidentuar në Komunën e Makedonski Brodit, në afërsi të fshatit Belicë, në zonën e Kajorecit. Sipas raportimeve, nga zjarri janë përfshirë pyje të ulëta dhe pyje të përziera.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë zjarr tjetër që të jetë nën kontroll.

Në mesin e zjarreve të shuara është edhe ai në fshatin Radushë, në Komunën e Sarajit, ku ishte përfshirë bimësi e ulët. Zjarr është shuar gjithashtu në fshatin Konsko, në Komunën e Gjevgjelisë.

Në Komunën e Strugës janë intervenuar dy raste zjarri. Në Tateshi ishte përfshirë kashtë dhe bimësi e ulët, ndërsa në Veleshtë zjarri kishte kapluar bimësi të ulët.