Një tjetër talent me origjinë shqiptare është grumbulluar nga një kombëtare tjetër. Adri Mehmeti, vetëm 17 vjeç, është përfshirë në listën e Kombëtares së SHBA-së për ndeshjet e shtatorit ndaj Perusë dhe Kilit.
Lista është publikuar nga trajneri Mauricio Pochettino, ndërsa mesfushori i New York Red Bulls është mes futbollistëve të përzgjedhur.
Mehmeti më herët ka veshur fanellën e Shqipërisë në nivelin U-15, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e përfaqësueses amerikane.
17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Major League Soccer, duke marrë kështu mundësinë për të bërë hapin e radhës në nivelin ndërkombëtar.
