Rreth 35 kilogramë marihuanë janë sekuestruar nga policia në rrugën Manastir-Prilep.

Droga ishte fshehur në dy çanta në bagazhin e një veture tip “Golf”, e drejtuar nga një 36-vjeçar nga Prilepi, i cili vetëm 20 ditë më parë kishte dalë nga burgu, ku vuajti 3 vite e gjysmë dënim për tregti droge.

Sipas policisë, marihuana ishte futur në mëngjes nga Shqipëria dhe duhej të transportohej drejt kufirit me Greqinë, për të vazhduar më tej drejt Turqisë. I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në stacionin policor të Manastirit, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihet padi penale./TV21