Sfida përmbyllëse e javës së 11-të në Serie A, mes Fiorentinës dhe Juventusit është mbyllur në barazim 2-2. Në “Artemio Franchi”, vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 4-të, me Mateo Pellegrino, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Pote nga goditja e këndit.

Bardhezinjtë barazuan shifrat në minutën e 32-të me Nick Woltemade. Gjermani e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, pas super asistit që mori nga Kolo Muani. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-1.

Fiorentina e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit me Alieu Njie në minutën e 54-të, i cili shënoi pas një rrëmuje në zonë. Në minutën e 66-të do të vinte goli i barazimit për bardhezinjtë me Gleison Bremer. Braziliani do të shënonte me kokë, pas krosimit të Douglas Luiz nga goditja e këndit.

Në minutën e 83-të, Radu Dragusin gjen golin për Fiorentinën, por anullohet për faull. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, 2-2. Juventus renditet i shtati me 18 pikë, Fiorentina në vendin e 15-të me 9 pikë. Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 57-të në vend të Woltemade, por pa arritur dot të gjejë golin ose të japë asist.

SHIKOGOLAT

The post 4 gola në “Artemio Franchi”, por nuk ka fitues. Juventus mjaftohet me një pikë (video) appeared first on Telesport.