Celta Vigo ka treguar vitet e fundit që është një ekip “ters” për Barcelonën, ku i ka nxjerrë jo pak probleme, sidomos në sfidat që luhen në “Estadio de Balaidos”.

Pjesa e parë në përballjen që po luhet aktualisht është mbyllur 2-3 për katalanasit, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.

Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.

Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.

Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë.

SHIKOGOLAT

The post 5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video) appeared first on Telesport.