Arsenali po planifikon ndërhyrje të tjera në merkato. Trajneri Arteta kërkon mesfushorin e kombëtares së Francës, Manu Kone, i cili po shkëlqen me “Gjelat” në Kampionatin Botëror.
Sipas Corriere della Sera, klubi londinez ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit dhe ka një akord paraprak për kushtet e kontratës me 25-vjeçarin.
Tashmë duhet të bindet Roma për shitjen e tij. Klubi verdhekuq e vlerëson francezin rreth 50 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme brenda buxhetit të Arsenalit.
The post 50 mln euro për yllin e Serie A, Arteta arrin akordin me lojtarin që po shkëlqen në Botëror appeared first on Telesport.
