Manchester City po planifikon një marrëveshje shkëmbimi për Adam Wharton, sipas The Daily Star.

Pep Guardiola kërkon një mesfushor mbrojtës në fund të vitit dhe ka Wharton në listën e tij të dëshirave. Megjithatë, për 20-vjeçarin  interesohet edhe Chelsea.

Wharton mbërriti te Crystal Palace nga Blackburn vitin e kaluar në një marrëveshje të raportuar prej 18 milionë £ dhe ka pasur një rritje të qëndrueshme deri më tani.

Ai ka një kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2029 dhe thuhet se vlerësohet në 60 milionë sterlina (rreth 70 milionë euro).

Megjithatë, interesimi i Palace për James McAtee mund të punojë në favor të Manchester City-t.

McAtee vlerësohet në 25 milionë sterlina dhe Citizens mund ta përfshijnë atë si pjesë të një marrëveshjeje me lojtar plus para për të fituar garën për nënshkrimin e Wharton.

Wharton ka luajtur 10 ndeshje në këtë sezon me Crystal Palace, duke regjistruar një asist.

The post 70 milionë euro, City vihet në lëvizje për yllin e rivalëve appeared first on Telesport.