Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta po planifikon të marrë objektivin e Manchester Cityt, Rafael Leao në Camp Nou, sipas Fichajes.
Katalanasit kanë patur një ecuri problematike kohët e fundit, duke regjistruar dy fitore dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.
Laporta kërkon të përforcojëekipin dhe dëshiron të bëjë një ofertë për Leao-n në janar.
Megjithatë, Manchester City mund të prishë planet e Barcelona-s. Cityzens po kalojnë gjithashtu një fazë të vështirë kohët e fundit dhe Pep Guardiola mund të shtyjë klubin ta marrë Rafael Leao në janar.
Portugezi është paraqitur mirë me Milan-in këtë sezon, duke regjistruar pesë gola dhe gjashtë asiste në 19 ndeshje. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe gjigantët e Serisë A nuk janë të detyruar ta lënë të largohet.
Kuqezinjtë mund të pranojnë ta shesin për një shifër të çmendur, e cila vështirë se do të jetë problem për Manchester Cityn.
Barcelona, ndërkohë, po planifikon të mbledhë fonde për një lëvizje duke shitur lojtarë si Ansu Fati dhe Eric Garcia.
The post E do Laporta, Barcelona sfidon City-n për yllin e Serisë A appeared first on Telesport.
