Agjenti i Federico Chiesa, Fali Ramadani, ka deklaruar se klienti i tij nuk dëshiron të largohet nga Liverpool, pavarësisht se në media shkruhet e kundërta.
Ish-sulmuesi anësor i Juventusit nuk po luan mjaftueshëm në “Anfield” dhe duket se nuk e ka besimin e trajnerit Arne Slot. Napoli ishte i gatshëm që ta merrte në formë huazimi për 6 muaj.
“Klubi nuk ka ndërmend ta shesë Federicon. Ai mbetet te Liverpool dhe po kërkon një mundësi për të luajtur sa më shpejt. Kjo është ajo që mund të konfirmoj për momentin”, ka deklaruar Ramadani.
The post A do të largohet Chiesa nga Liverpool? Flet agjenti i tij Fali Ramadani appeared first on Telesport.