Finalja e Superkupës së Italisë, Inter – Milan, po luhet sonte në Riad, aty ku dy nga skuadrat me rivalitetin më të ndezur në Itali po ndeshen për trofeun e parë të 2025.

Në 45 minutat e para të luajtura në “King Saud University Stadium”, kuqezinjtë u treguan më konkretë në zonën e kundërshtarit, por pa arritur të konkretizojnë.

Zikaltrit u përpoqën të menaxhonin lojën pa rrezikuar shumë, duke qarkulluar topin në mesfushë duke duke u kursyer me aksionet sulmuese.

Fundi i pjesës së parë ishte i hidhur për Milanin. Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur dhe Interi merr avantazhin 1-0. Presim sesi do të shkojnë 45 minutat e dyta.

The post Superkupa e Italisë/ Lautaro Martinez ndëshkon Milanin, Interi në avantazh appeared first on Telesport.