Sulmuesi i West Ham United, Niclas Fullkrug është sulmuesi i fundit që po përflitet si blerje e mundshme e Juventusit në merkaton e janarit.

Klubi bardhezi po shqyrton disa opsione, por për momentin është fokusuar te gjermani, i cili mund të lejohet të largohet nga skuadra e tij aktuale në formë huazimi.

Ndryshe nga diskutimet e fundit me United për Joshua Zirkzee apo me PSG për Kolo Muani, West Ham pranon huazim pa detyrim blerjeje.

Pikërisht për këtë formulë ka interes bordi drejtues i Juventusit. 31-vjeçari gjerman kaloi në Premier League për 27 milionë euro, por vlera e tij aktuale llogaritet 35-40 milionë euro.

The post Juventusi dorëzohet për Joshua Zirkzee, tani kërkon në huazim sulmuesin e Gjermanisë appeared first on Telesport.