Një ditë para ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos, tensioni te skuadra e Barcelonës është i dukshëm. Pas një periudhe të vështirë rezultatesh, skuadra katalanaee u përfshi edhe në një moment delikat financiar.

Pedri, mesfushori i Barcelona, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit në kuadër të finales duke kërkuar përqendrim te fusha: “Fitimi i Superkupës do të largonte çdo krizë”.

Mendoj se është një titull shumë i bukur në mes të sezonit, një trofe që do t’i jepte besim skuadrës Do të ishte shumë pozitive të fitosh në mes të sezonit, thelbësore për përballimin e ndeshjeve në vijim

”, tha Pedri.

Duke folur për rivali, ai shtoi: “Athletic Bilbao ka një ekip të madh dhe lojtarë që bëjnë diferencën. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, ne i kemi mundur këtë sezon dhe duam ta bëjmë përsëri, por do të jetë shumë ndryshe nga ajo që kemi luajtur tashmë”.

Në fund, ai kujton finaljen e fundit të luajtur (sezoni 2022-23, me fitore 3-1 kundër Real Madrid): “E mbaj mend mirë sepse shënova dhe mbaj mend edhe lojën e mrekullueshme që bëri Gavi. U argëtova shumë në fushë, madje edhe te festimet”.

The post Pedri motivon skuadrën: Fitorja e Superkupës do të largonte çdo krizë te Barcelona appeared first on Telesport.