Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov nuk ka mundur të kualifikohet në finalen e peshës 61kg, stili i lirë, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit.

Në gjysmëfinale, mundësi kuqezi u mund 3-0 nga rusi Zavur Uguev, që është edhe numri 1 në botë në këtë peshë. Edhe pse Abakarov (numri 5) u përpoq deri në fund, nuk ia doli dot mbanë.

Gjithsesi, ai do të synojë të shtunën fitimin e medaljes së bronztë. Abakarov do të duelojë me një nga mundësit që do të vijë nga ripeshkimet e kësaj peshe për të synuar medaljen.

Në këtë turne, Abakarov fitoi 14-4 në përballjen e parë ndaj armenit Arsen Harutyunyan, duke shkuar në çerekfinale. Në këtë duel, mundësi kuqezi fitoi 8-1 ndaj japonezit Tashihiro Hasegawa.

The post Abakarov ndalet në gjysmëfinale, të shtunën duel për medaljen e bronzit në botërorin e mundjes appeared first on Telesport.