Pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, është rikthyer këtë fundjavë Abissnet Superiore. Sot janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së gjashtë.
Në “Niko Dovava”, Teuta bëri detyrën ndaj Skënderbeut duke fituar 2-0 dhe duke marrë kështu fitoren e pestë rresht. Në minutën e 14-të, Artan Jazxhi pengohet në zonë dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti për durrësakët. Godet Sherif Kallaku, topi përfundon në rrjetë.
Në minutën e 31-të, Teuta dyfishon shifrat me Pedro Martelo. Portugezi shënon me kokë, pas krosimit të Aleksandër Fangaj në zonë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 58-të, sërish Jazxhi bëhet protagonist brenda zonës, këtë herë duke shkaktuar faull ndaj Bismark. Godet sulmuesi ganez, pret portieri i Teutës, Paulo Bernardoni.
Në minutën e 73-të, e tepron me gjestin e tij ndaj kundërshtarit dhe arbitri e ndëshkon direkt me karton të kuq. Gjithsesi, dalja e tij nuk ndikoi në rezultat. Teuta fiton 2-0 dhe kryeson renditjen me 16 pikë.
Në sfidën tjetër, Elbasani barazoi 1-1 ndaj Vorës, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”. Verdheblutë kaluan të parët në avantazh me Atdhe Mazarin në minutën e 22-të. SHIKOGOLIN
Kryeqytetasit barazojnë shifrat në fund të pjesës së parë, Bernardo Karrica dërgon topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN
The post Abissnet Superiore: Teuta e pandalashme, merr fitoren e pestë rresht. Elbasani “ngec” në shtëpi appeared first on Telesport.
