Kanë përfunduar dy ndeshjet e vetme për sot për javën e parë në Abissnet Superiore. Në “Arenën e Demave”, Partizani barazoi pa gola ndaj Teutës.

Në minutën e 25-të, ka një kontakt në zonë mes sulmuesit të të kuqve Sekou Sidibe dhe mesfushorit të Teutës, Ergis Arifi. Arbitri jep penallti për durrësakët. Godet Sherif Kallaku, topi përplaset në shtyllë.

Në fund të pjesës së parë, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pasi Roëan Human u ndëshkua me karton të kuq. Xhamajkani goditi me grusht Kallakun, gjatë një dueli mes tyre. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Pavarësisht faktit që durrësakët ishin me një lojtar më shumë në fushë, nuk përfituan dot nga ky avantazh dhe rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Ndeshja u mbyll 0-0.

Në Kurbin, Laçi dhe Elbasani u ndanë në barazim 1-1. Vendasit gjetën golin që në minutën e 9-të me Sandër Kalaj, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Pas 4 minutash lojë dhe pasi pa pamjet në ekranin e VAR-it, arbitri vendosi ta anullojë golin.

Pjesa e parë mbyllet 0-0. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 56-të, Rubin Hebaj kaloi në avantazh verdheblutë. Sulmuesi shkodran u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi një faulli brenda në zonë.

Në minutën e 84-të, vendasit barazojnë shfirat me supergolin e Orgis Cena nga distanca, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Ndeshja mbyllet në shifrat 1-1.

The post Abissnet Superiore: Teuta nuk përfiton dot ndaj Partizanit, “paqe” edhe mes Laçit dhe Elbasanit appeared first on Telesport.