Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga një destinacion buzë detit.
E veshur me një kombinim elegant në nuanca të çelëta, Adrola shfaqet duke pozuar mes gjelbërimit, ndërsa në sfond duken ujërat dhe shkëmbinjtë e bregdetit, shkruan Indeksonline.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente.
“She belongs by the sea” (“Ajo i përket detit”), ka shkruar modelja krahas fotografive.
Me pamjet verore dhe atmosferën e relaksuar, postimi i Adrolës ka marrë jo pak vëmendje në rrjetet sociale.

The post Adrola Dushi pa grim, pozat buzë detit marrin gjithë vëmendjen appeared first on Veriu.info.
