E ardhmja e Manchester City varet nga vendimi i Premier League. Klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje financiare dhe tani është në pritje të sanksioneve, një proces që mund të rezultojë si një nga çështjet më delikate në historinë e fundit të ligës angleze.

“Citizens” shpresojnë t’u shmangen pasojave të rënda, pjesërisht falë presionit të mundshëm diplomatik nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndaj qeverisë britanike. Ndër mundësitë më ekstreme është rënia nga kategoria, një skenar që mund të kishte një ndikim të madh te skuadra në dispozicion të Enzo Maresca.

Pikërisht për këtë arsye, raportohet se agjentët e lojtarëve kanë filluar tashmë të vlerësojnë çdo skenar të mundshëm kontraktual. Një nga rastet më komplekse përfshin Gianluigi Donnarumma, i cili është i lidhur me klubin deri në vitin 2030.

Agjenti i tij Enzo Raiola, është përpjekur të qetësojë situatën, duke shpjeguar se portieri italian ka marrë garanci nga klubi: “Asgjë nuk do të ndryshojë nga kaosi te Manchester City. Informacione qarkullojnë herë pas here, por klubi ka folur me të dhe të gjithë janë të qetë”.

“Ata po përgatiten për dy ndeshje të rëndësishme kundër Liverpool dhe PSG. Më pas sistemi i drejtësisë sportive do të ndjekë rrugën e tij. Donnarumma ka marrë garanci nga Manchester City”, – tha agjenti i portierit.

The post Agjenti i Donnarumma: Kemi marrë garanci nga City për të ardhmen, asgjë nuk do të ndryshojë appeared first on Telesport.