Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në Samitin e Diasporës, ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si një “rrezik të vërtetë” nëse nuk mbrohet me vendosmëri.

Deklarata e Ahmetiti vjen pas protestave të fundit të studentëve në Maqedoninë së Veriut për të kryer provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ai kujtoi marrëveshjen e Ohrit, e firmosur me mbështetjen e SHBA, BE dhe NATO-s, teksa theksoi se çdo koment tjetër bëhet me qëllimin për ta gërryer atë.

Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që duhet t’i dalin zot të gjithë gjuhës që e flasin të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni, me marrëveshje të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA-të dhe ne kemi besuar në autoritetin e SHBA-ve, BE dhe NATO-s, kemi hedhur firmën, kemi pranuar marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe kemi qenë të sigurt dhe kemi punuar bashkërisht. Suksesi i marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet, që nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe, e folura në administratë e shqipes dhe përfundimi i ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20% të qytetarëve, është gjuhë zyrtare me alfabetin e saj. Çdo koment tjetër është vetëm për ta gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin. Përgjegjësinë e kemi të përbashkët. Maqedonia ka ardhmëri në bashkëjetesë, bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.