Duke përkujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit (MO), kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përmendur të arriturat e vendit gjatë kësaj periudhe. Është ndryshuar kushtetuta dhe është miratuar pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë zbatimin e gjuhës shqipe, flamurin kombëtar, arsimi dhe përfaqësimin e drejtë, thotë Ahmeti.

“Kontributi jonë në shtet rezultoi me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndër-fqinjësore, anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga të gjitha këto dhe shumë të tjera fitoi shteti jonë i përbashkët dhe nuk humbi askush. Të gjitha të arriturat në 24 vitet e kaluara i bëmë bashkë edhe me VMRO-në, edhe me LSDM-në, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

The post Ahmeti: Nga Marrëveshja e Ohrit fituam të gjithë, nuk humbi askush appeared first on Alsat.