Në prag të derbit ndaj Interit, që këtë herë është thjesht në kuadrin e një ndeshjejr miqësore, trajneri i Milanit i ka dërguar indirekt një tjetër mesazh të qartë Rafa Leaos, duke i kujtuar se ai duhet të ndihet me fat që është pjesë e kuqezinjve.

“Rafa Leao është me fat që është në një klub si Milan, kështu që ai duhet të jetë i lumtur. Ndjej se ai është i lumtur dhe i motivuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në fund të merkatos, por ndiej se grupi është vërtet i bashkuar. Nuk kam dëgjuar ose parë ndonjë ndryshim te Leao krahasuar me djemtë e tjerë”, tha Ruben Amorim në një intervistë për Tuttomercato.web.

Pavarësisht se është nnë kontratë me Milanin deri në vitin 2028, Rafa Leao ka vendosur të largohet nga kuqezinjtë por deri tani negociatat me klubet e tjera të interesuara për të nuk kanë qenë aspak të lehta, për shkak të pretendimeve të portugezit.

The post “Ai duhet të ndihet me fat që është te Milan”, Ruben Amorim me mesazh të qartë për yllin e skuadrës appeared first on Telesport.