Në një intervistë të fundit për The Sun, anglezi Luke Littler, i konsideruar si më i miri në sportin e Darts (Sporti i shigjetave) u ndal edhe te futbolli e sidomos te Lamine Yamal, duke pasur kritika të shumta për spanjollin.

“Sigurisht që Spanja ka fituar Kupën e Botës dhe të gjithë po flasin për Yamalin. A është ai 19-vjeçari më i mirë në botë? Jo, nuk është.

Por çfarë ka treguar ai në të vërtetë tani? Ai mund të ketë shënuar një herë në Kupën e Botës dhe gjithashtu ka dhënë vetëm një asist, por vetëm kaq”, thotë Littler.

Deklarata e kampionit anglez të shigjetave ka ngjallur jo pak reagime në rrjetet sociale, ku ka shumë që mendojnë njësoj por ka edhe shumë të tjerë që mendojnë se po flet gabim.

The post Një anglez që del kundër Lamine Yamal: “Ai nuk është 19-vjeçaro më i mirë në botë. Çfarë ka treguar ai deri sot?” appeared first on Telesport.