Gary Lineker nuk ka asnjë dyshim se Harry Kane jo vetëm që është sulmuesi më i mirë që ka Anglia, por edhe futbollisti më i mirë në historinë e tyre.
“Harry Kane është futbollisti më i mirë që kemi prodhuar ndonjëherë. Jo vetëm sulmuesi më i mirë, por edhe futbollisti më i mirë.
E di që njerëzit flasin për Bobby Charlton dhe Bobby Moore dhe ndoshta disa të tjerë, por unë nuk kam parë shumë prej tyre; isha vetëm një fëmijë. Mund të gjykosh vetëm lojtarët që ke parë rregullisht gjatë gjithë jetës tënde, dhe përveç kësaj, karriera e Harry flet vetë.
Përfundimet e tij, nga situatat një-me-një te goditjet nga distanca dhe goditjet me kokë… Harry i ka të gjitha. E vetmja gjë që i mungon është ndoshta pak më shumë shpejtësi”, tha Lineker.
The post “Ai nuk është vetëm sulmuesi më i mirë, por edhe futbollisti më i mirë në histori” appeared first on Telesport.
