Sot fillon raundi i 1/16-ve në Kupën e Botës 2026, për të përcaktuar tashmë 8 ekipet çerekfinaliste. Dy ndeshjet e para janë, Kanada-Marok dhe Paraguaj-Francë.
Para se të fillojë raundi i 1/16-ve, faqja e specializuar e statistikave Sofascore ka publikuar listën me 10 lojtarët më të vlerësuar për fazën e 1/32-ve. Në krye sigurisht që janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, të dy të jashtëzakonshëm në fitoret e kombëtareve të tyre, Franca ndaj Suedisë dhe Argjentina ndaj Cape Verde.
Podiumin e mbyll portieri i Ghana-s, Lawrence Ati Zigi, i cili edhe pse kombëtarja e tij u mund 1-0 nga Kolumbia dhe u eliminua, ishte fantastik.
Ja lista me 10 lojtarët më të vlerësuar sipas Sofascore, për raundin e fundit:
1. Lionel Messi (Argjentinë): 9.18
2. Kylian Mbappe (Francë): 8.63
3. Lawrence Ati Zigi (Ghana): 8.44
4. Ousmane Dembele (Francë): 8.28
5. Vinicius Junior (Brazil): 8.2
6. Mateo Chavez (Meksikë): 8.1
7. Erling Haaland (Norvegji): 7.97
8. Orlando Gill (Paraguaj): 7.93
9. Leandro Trossard (Belgjikë): 7.93
10. Hazem Mastouri (Tunizi): 7.9
The post Kupa e Botës: 10 lojtarët më të mirë për raundin e 1/32-ve. Një emër surprizë në podium appeared first on Telesport.
