Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të aeroportit të Shkupit, pranë mbikalimit të autostradës, ku një automjet është përmbysur.
Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat lokale, në aksident kanë mbetur të lënduar disa persona. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e të lënduarve apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Për shkak të intervenimit dhe inspektimit, komunikacioni në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.
