
Një aksident trafiku është raportuar në zonën e Autokomandës në Shkup, një nga nyjet më të ngarkuara të komunikacionit në qytet,raporton Faktiditor.info
Sipas informacioneve fillestare,në aksident janë përfshirë disa automjete. Policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Qarkullimi në këtë pjesë është vështirësuar ndjeshëm
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për të lënduar apo për shkaqet e aksidentit./Faktiditor.info/
