Al-Hilal, Al-Nassr dhe Al-Ittihad, tre nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite, kanë refuzuar një kërkesë nga “Saudi Pro League”, duke këmbëngulur se duan të ruajnë privatësinë e tyre.
Kërkesa ishte që të hapnin seancat stërvitore të ekipit të parë për tifozët dhe mediat të paktën një herë në muaj. Tri klubet në fjalë që refuzuan këtë ide dhe shprehën rezerva lidhur me zbatimin praktik të saj. Stafet e tyre teknike duan të mbrojnë privatësinë e seancave dhe të shmangin zbulimin e punës teknike dhe taktike që kryhet prej tyre, veçanërisht në prag të ndeshjeve të mëdha.
Tani pritet që Al-Hilal, Al-Nassr dhe Al-Ittihad të takohen me përfaqësuesit e ligës, ose për ta anuluar njëherë e mirë idenë, ose për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme që respekton aspektin teknik dhe privatësinë e ekipeve.
The post Al-Hilal, Al-Nassr dhe Al-Ittihad bien dakord, refuzohet kërkesa e “Saudi Pro League” appeared first on Telesport.
