Javët në vijim pritet të ketë takime të shumta mes përfaqësuesve të Al-Hilal dhe atyre të Barcelonës. Në tavolinë janë dy raste që përfshijnë të dy klubet.
Rasti i parë ka të bëjë me Joao Cancelo. Portugezit i ka mbaruar huazimi te Barcelona dhe duhet të rikthehet tek Al-Hilal. Klubi saudit është i gatshëm të pranojë largimin e tij një vit para përfundimit të kontratës, për një shifër 12-15 milionë euro.
Barcelona është e gatshme të transferojë anësorin portugez pas paraqitjeve të tij të mira, aq më tepër që vetë lojtari ka pranuar ulje të ndjeshme të rrogës për të qëndruar gjithmonë te katalanasit.
Rasti i dytë është ai i Raphinha. Përveç Al-Nassr, një tjetër klub që interesohet për sulmuesin brazilian është edhe Al-Hilal. Në rast marrëveshje mes palëve, Barcelona pret një ofertë jo më pak se 100 milionë euro.
The post Al-Hilal dëshiron të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Barcelonën, për të ardhmen e këtyre dy yjeve appeared first on Telesport.
