Neymar i ka dhënë fund aventurës tek Al-Hilal, braziliani do rikthehet te Santos. Ben Jacobs raporton se klubi saudit po mendon ta zëvendësojë brazilianin me një tjetër yll botëror, bëhet fjalë për Mohamed Salah.

Sulmuesit egjiptian i skadon kontrata me Liverpool në fund të sezonit dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij do jetë në Arabinë Saudite.

Al-Hilal shpreson që të zyrtarizojë transferimin e Salah përpara Kupës së Botës për Klube, e cila fillon në mes të qershorit, ndërsa merkato e verës fillon më 1 qershor.

Për ta bindur sa më shpejt egjiptianin, klubi saudit do t’i ofrojë atij kontratë 5-vjeçarë dhe do ta bëjë futbollistin më të paguar në ligë, përfshi këtu dhe pagën që merr C.Ronaldo te Al Nassr.

The post Al-Hilal do ta zëvendësojë Neymar-in me një super lojtar, i ofron rrogë më të lartë se ajo e Ronaldo-s appeared first on Telesport.