Al Nassr ka fituar 0-9 në transfertë ndaj Al Okhdood, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në ligën e Arabisë Saudite. Në këtë ndeshje mungonte Cristiano Ronaldo, por mungesa e portugezit nuk u vë re.

Sadio Mane shënoi 4 gola, një prej të cilëve me penallti, dy gola Jhon Duran, golat e tjerë u shënuan nga Yahya, Brozovic dhe Marran me penallti. Pas kësaj fitoreje, Al Nassr rimerr vendin e tretë me 63 pikë, 1 pikë më shumë se Al Qadisiya e vendit të katërt.

Kur duhen edhe 3 javë nga fundit, Al Ittihad ku luan Benzema, Ngolo Kante dhe Mario Mitaj, i duhen edhe 3 pikë për të fituar titullin kampion. Ndërsa Al Nassr do kërkojë të mbajë vendin e tretë, që të kaulifikon në Champions League. Ky është objektivi i vetëm i mbetur në lojë për ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli.

The post Al Nassr fiton 9-0 dhe është në lojë për objektivin e vetëm të mbetur. Mungon Ronaldo, Sadio Mane 4 gola appeared first on Telesport.