Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e fundit të javës së 36-të të Serie A, e luajtur në Bergamo. Me këtë fitore, Atalanta siguron zyrtarisht “biletën” për të marrë pjesë në Champions League për sezonin e ri.

Bergamaskët gjetën shpejt golin që në minutën e 8-të me Ademola Lookman, i cili shënoi me një goditje të bukur pas asistit të marrë nga De Ketelaere. Në minutën e 30-të, Roma do të barazonte shifrat me Bryan Cristante.

Mesfushoi shënoi me kokë pas krosimit të bukur nga Matias Soule. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Goli i avantazhit për Atalantën o ë vinte në minutën e 76-të me Sulemana, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone pak minuta pasi ishte futur në fushë.

Rezultati përfundimtar 2-1. Nëse Atalanta siguron pjesëmarrjen për në Champions League duke u renditur e treta, Roma mbetet në vendin gjashtë me 63 pikë, me një pikë më pak se Juventus i vendit të katërt dhe Lazio e vendit të pestë.

SHIKOGOLAT

The post Atalanta fiton ndaj Romës dhe pret biletën për në Champions League (video) appeared first on Telesport.