Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar ekipin Kampion të Shqipërisë, Egnatian, për sezonin 2024-25. Ky ishte titulli i dytë në histori për rrogozhinasit.
Postimi i Dukës: “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore!
Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”.
Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.
Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik..”
The post Duka uron Egnatian dhe ekipet e tjera shqiptare, pastaj shpreh një urim! appeared first on Telesport.
