Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, një nga ikonat e këtij sporti, ka folur për mediat për situatën e krijuar në këtë sport, ku lojtarëve u kërkohet të luajnë në sa më shumë turne.

Kjo, sipas ish-numrit 1 në botë, ka sjellë dëmtime të shpeshta të tenistëve, përfshi edhe atë vetë. Ndërkohë që, aktualisht, i dëmtuar prej dy muajsh dhe s’do të luajë deri në janar, është numri 1 në botë, Jannik Sinner.

“Mendoj se një nga arsyet se përse po shohim kaq shumë dëmtime është se po na detyrojnë të luajmë shumë ndeshje, duke shkuar përtej limiteve tona”, u shpreh tenisti spanjoll.

“Po luajmë në shumë turne, po luajmë shumë ndeshje. Mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e gabuar”, tha Alcaraz.

“Unë i uroj Jannik shërim të shpejtë, që të jetë në formë kur të nisë sezoni i ri dhe që ta shoh sa më shpesh”, deklaroi më tej Alcaraz.

“Unë kërkoj që njerëzit që drejtojnë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje asaj që po ndodh me ne tenistët dhe çdo vendim duhet të merret duke biseduar bashkë me lojtarët”, tha Alcaraz.

The post Alcaraz: Kemi shumë dëmtime pasi po luajmë shumë ndeshje, po shkojmë përtej limiteve tona appeared first on Telesport.